Në zemër të Durrësit, janë hapur prej Majit 2022, dyert e një hapsire të dedikuar argëtimit cilësor.
E konceptuar si një arratisje larg zhurmës dhe pranë cilësisë, L’Amuse është zgjedhje e parë dhe e përhershme e klientëve që vijnë dhe nuk largohen më.
Në menu do të gjeni varietetet më cilësore të sushit në qytet të gatuara nga peshku i freskët dhe produktet bio. Ndërsa gatimet tradicionale dhe moderne italiane janë të servirura vetëm nga produktet italiane.
Një pikë e fortë dhe e parezistueshme janë cocktail-et italiane nga barman Italian, më i famshëm në qytet i cili lundron nëpër shije të reja mes alkoolit cilësor dhe opsioneve të reja.
Padyshim një zgjedhje e parë dhe e përhershme në çdo arratisje të shpejtë për tu mbushur me energji positive.
Ne jemi krenarë të ofrojmë eksperiencën më të lartë të mishit Wagyu në qytet. Mishi Wagyu është i njohur për shijen e tij të pasur dhe teksturën e jashtëzakonshme.
Specialiteti ynë i veçantë, Varka L’Amuse, ofron një gamë të gjerë sushi me 100 pjesë të krijuara me pasion dhe kreativitet, duke eksploruar shijet më të pasura të kuzhinës së detit, duke përfshirë peshkun më të freskët dhe përbërësit më të shijshëm.