logo
Miresevini ne L'a Muse
+355 68 352 5955
lamusedurres@gmail.com
Rr. "Pavaresia", Plazh, Durres.
Instagram Feed
Search

Historia jone

L'Amuse

Mirësevini në L’Amuse, Durrës.

L’Amuse Durrës, si një udhëtim i shpejtë mes luksit, cilësisë dhe shërbimit cilësor!

Në zemër të Durrësit, janë hapur prej Majit 2022, dyert e një hapsire të dedikuar argëtimit cilësor.

E konceptuar si një arratisje larg zhurmës dhe pranë cilësisë, L’Amuse është zgjedhje e parë dhe e përhershme e klientëve që vijnë dhe nuk largohen më.

Një ndërthurje e shijes italiane dhe japoneze, kuzhina e L’Amuse ka në strukturë shefat nga Italia, Brazili dhe Shqipëria.

Në menu do të gjeni varietetet më cilësore të sushit në qytet të gatuara nga peshku i freskët dhe produktet bio. Ndërsa gatimet tradicionale dhe moderne italiane janë të servirura vetëm nga produktet italiane.

Duke sfiduar të zakonshmen, restoranti mirëpret me përkushtim për të eksploruar shije të reja dhe autentike.

Një pikë e fortë dhe e parezistueshme janë cocktail-et italiane nga barman Italian, më i famshëm në qytet i cili lundron nëpër shije të reja mes alkoolit cilësor dhe opsioneve të reja.

Padyshim një zgjedhje e parë dhe e përhershme në çdo arratisje të shpejtë për tu mbushur me energji positive.

Restoranti më i mirë për sushi

Sushi

Vizitoni restorantin tonë që të kuptoni pse ne jemi vendi më i mirë për sushi në qytet! Provoni shije të freskëta dhe cilësi të lartë në çdo pjatë.
Me një pasion të vërtetë për kuzhinën japoneze, ne përdorim vetëm peshkun më të freskët dhe ingredientët më të mirë për të krijuar gatime cilësore. Nga sushit tradicionale tek krijimet tona unike, çdo shije dhe teksturë janë përsosur për të sjellë një përvojë autentike tek cdo klient i yni.

Shiko Menunë
Më të mirat nga L'Amuse

Specialitetet Tona

Ne jemi krenarë të ofrojmë eksperiencën më të lartë të mishit Wagyu në qytet. Mishi Wagyu është i njohur për shijen e tij të pasur dhe teksturën e jashtëzakonshme.

Specialiteti ynë i veçantë, Varka L’Amuse, ofron një gamë të gjerë sushi me 100 pjesë të krijuara me pasion dhe kreativitet, duke eksploruar shijet më të pasura të kuzhinës së detit, duke përfshirë peshkun më të freskët dhe përbërësit më të shijshëm.

sq